13:02 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zaev i kërkon sërish Ivanovit nënshkrimin e Ligjit për gjuhët

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev i kërkoi sërish sot presidentit George Ivanov nënshkrimi e Ligjit për gjuhët dhe mundësimin e funksionimit pa pengesa të demokracisë në shoqërinë maqedonase.

”Në disa takime me Ivanovin jam përpjekur ta motivoj dhe ta nxis për të firmosur këtë ligj, pasi parlamenti është bllokuar në funksionin e vet”, theksoi Zaev.

“Kjo nuk është demokraci funksionale. Përgjegjësia është shumë e madhe”, shtoi ai.

Ai theksoi se duhet të ftohen institucionet kompetente si Gjykata Kushtetuese, por edhe Komisioni i Venecias.

“Gjykata Kushtetuese tregon çka është kushtetuese dhe çka nuk është. Dhe nëse ka diçka problematike mund të ndryshohet”, tha Zaev.