13:12 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zaev: Jemi të bindur se do t’i fillojmë negociatat me BE-në gjatë këtij viti

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka thënë se është informuar se Bundestagu do të sjell vendim në shtator për miratimin e fillimit të negociatave të BE-së me Maqedoninë Veriore, në pajtim me procedurat e Gjermanisë për çështjen e zgjerimit të Unionit.

“Kancelarja Angela Merkel na informoi se Bundestagu do të sjell vendim në shtator për miratimin e fillimit të negociatave të BE-së me Maqedoninë Veriore, në pajtim me procedurat e Gjermanisë për çështjen e zgjerimit të Unionit. Në takim kancelarja Merkel ka potencuar se Maqedonia Veriore i ka plotësuar pritshmëritë dhe se ajo dhe Berlini këtë e shohin si shumë pozitive. Në Gjermani dhe vendet tjera anëtare pakontestueshëm janë pranuar rezultatet nga reformat, të cilat janë nënvizuar edhe në raportin e Komisionit Evropian dhe se me pozitivitet shihet në rekomandimin e KE-së për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, shkruan Zaev në Facebook.