11:44 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Zaimina tregon çmimin e unazës me të cilën i propozoi biznesmeni shqiptar

Zaimina Vasjari po e shijon ndjesinë e të bërit nënë. Ajo ka një vajzë me të dashurin e saj Klodian Asllani, teksa për herë të parë ka folur për të.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Xing me Ermalin’, Zaimina nuk ka nguruar t’iu përgjigjet pyetjeve ‘të nxehta’ të moderatorit. Ndër to ishte edhe pyetja për çmimin e unazës me diamant.  Vitin e kaluar ajo festoi Shën Valentinin në Maldive. Atje mori edhe propozimin nga partneri i saj.

“Përsa i përket çmimit, edhe nëse ka bërë 10 mijë, Klodi më ka thënë 20 mijë lekë”, -ka treguar Zaimina.