12:57 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zanetti injoron Real Madridin: Icardi është i lumtur tek Interi

Zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti insiston se klubi nuk është i vetëdijshëm për interesimin e Real Madridit për kapitenin, Mauro Icardi.

Sulmuesi ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 110 milionë euro për klubet e huaja, që vlen në dy javët e para të muajit korrik.

Dhe së fundmi është përfolur se Real Madridi mund ta aktivizojë këtë klauzolë, transmeton IndeksOnline.

”Icardi është kapiteni ynë dhe pika jonë referuese”, tha Zanetti për Marca.

Image result for icardi

”Ai është i lumtur në Inter. Nuk jemi të vetëdijshëm për interesimin e Real Madridit. Jemi vetëm të vetëdijshëm se Interi është në formë të mirë dhe se nuk kemi për të shitur lojtarë që t’i respektojmë rregullat e ”Fair Play” financiar”.

”Sa i përket ndeshjes me Barcelonën, unë pres një ndeshje të vështirë, ata kanë kualitet në skuadër, por edhe Interi ka kapacitet të fitojë”.

”Unë nuk besoj se do ta shohim një Barçë tjetër nga ndeshja e parë, ata do t’i bëjnë gjërat e njejta sepse kurrë nuk e kanë ndryshuar filozofinë e tyre”./IndeksOnline/