19:43 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zayn Malik heq dorë nga feja myslimane, kritikohet ashpër

Zayn Malik ka konfirmuar se ai nuk identifikohet më si mysliman.

Këngëtari ka folur për revistën e njohur ‘British Vogue’ ku edhe deklaroj se ai nuk e praktikon më fenë islame dhe tani nuk beson më në asnjë fe, shkruan Indeksonline.

25 vjeçari ka treguar se ai tani nuk e praktikon më fenë dhe as parimet e saj si lutjet e përditshme dhe mos konsumimin e ushqimeve që janë të ndaluara nga feja islame.

“Unë nuk besoj në ndalimin e konsumimit të disa ushqimeve, nuk besoj në lutjet në gjuhë të ndryshme, unë besojë se mjafton të jesh person i mirë dhe çdo gjë është në rregull” ka deklaruar Malik.

Intervista e tij nuk u prit mirë nga adhuruesit e këngëtarit, ai u kritiku ashpër për deklaratat e tilla rreth fesë./Indeksonline/

Temat: