20:55 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zbardhen detaje nga projektligji për kontrollimin e pastërtisë së figurave të shtetit (Video)

Nëntë deputetë kanë dhënë nënshkrimet e tyre, që Kuvendi i Kosovës të hartojë një ligj, për pastërtinë e “Figurës së Zyrtarëve të Lartë në Institucione Publike”.

Drafti i këtij dokumenti tashmë është hartuar.

Sipas këtij dokumenti verifikimit duhet t’i nënshtrohen të gjithë ata që kanë lindur para vitit 1982, raporton Klan Kosova.

Vlerësim pozitiv nuk u lëshohet atyre që kanë punuar në ish sistemin komunist.