16:04 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zbulohen dy opsionet e Dritës për ta zëvendësuar Bekim Isufin

Drita ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e Bekim Isufit në postin e trajnerit dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë udhëtuar sot në Shqipëri.

Opsioni i parë për gjilanasit është trajneri i mirënjohur shqiptar, Shpëtim Duro.

Duro së fundi drejtoi Flamurtarin e Vlorës, kurse para Flamurtarit ka drejtuar edhe Shkëndijën e Tetovës.

Image may contain: 1 person, text

Lajmin se do të ulen bashkarisht në tavolinë e ka konfirmuar vetë Duro.

“Më kanë kontaktuar sot në drekë dhe po pres të vijnë dhe të takohemi sonte në Tiranë”, ka deklaruar Duro për “GazetaOlle.com”.

Opsioni tjetër për Dritën është edhe Ernest Gjoka, ish trajner i Flamurtarit të Vlorës, Kukësit dhe Vllaznisë së Shkodrës, me të cilin do të takohen sonte.

Temat: