75 Mall Live Search
19:50 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Zbulohen fanellat e reja të Bayernit, Robben pjesë e reklamës! (Foto)

FootyHeadlines para pak çastesh i ka publikuar fanellat e reja të Bayern Munchen.

Disa foto të fanellave të reja të Bayern Munchen për sezonin 2018/19, po qarkullojnë në rrjetet sociale, shkruan IndeksOnline.

Fanellat duken ndryshe nga sezoni i tanishëm, dhe kanë një pamje tejet të bukur.

Këto fanella pritet që Bayerni t’i prezantoj nesër, dhe një prej lojtarëve që do të jetë në reklamë është edhe Arjen Robben.

Kjo lë të kuptojë se mesfushori holandez mund të nënshkruaj një kontratë të re, ashtu siç bëri sot shoku i tij, Franck Ribery./IndeksOnline/