16:31 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse u largua Zidane

Zinedine Zidane u largua nga Real Madrid pas dy viteve shumë të frytshme në Ligën e Kampionëve.

Arseyeja e largimit ishte ndryshuar disa herë por mediat spanjolle pohojnë se e vërteta e kësaj qëndron ndryshe, shkruan indeksonline.

Zidane kishte një përplasje më presidentin e klubit, Florentino Perez sa i përket merkatos.

Francezi dëshironte që të nënshkruante me Hazard ndërsa Perez ishte kundër tij, ndërsa te De Gea ishte e kundërta.

Por kjo ishte vetëm maja e ajsbergut, “Sport” raportoi se Zidane dhe Perez gjithashtu u përleshën me për punën e Gareth Bale  dhe standardin e lojtarëve që u sollën nga ekipi B i Madridit. /IndeksOnline/

Temat: