12:01 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zbulohet dosja e skandalit të madh, 53 milionë eurosh! (Dokument)

Kompania “Bechtel & Enka” dhe Ministria e Infrastrukturës në vitin 2016 kanë arritur pajtueshmëri për kosto shtesë për zgjatje të periudhës së kontratës deri në fund të vitit 2018 në vlerë prej 14.7 milionë euro e cila më vonë është ngritë në 53 milionë euro.

“Gazeta Blic” ka arritur të sigurojë një vendim të Ministrisë së Infrastrukturës të nënshkruar nga ish-ministri Lutfi Zharku lidhur me aneks – marrëveshjen e arritur me kompaninë “Bechtel & Enka”. MI më 30 shtator të vitit 2016 kishte aprovuar aneks-in e kontratës “Projekti për dizajnimin dhe ndërtimin e autostradës rruga 6 Prishtinë – Hali i Elezit” me konserciumin Bechtel – Enka. Po ashti përmes këtij vendimi, MI i kishte rekomanduar Qeverisë së Republikës së Kosovës të miratojë këtë Vendim mbi aprovimin e Kontratës.

Kosto shtesë në vlerë prej 14.7 milionë euro është vërtetuar edhe nga  “Hill Internacional”, kompani mbikqyrëse e projektit të autostradës Prishtinë – Hani Elezit e njohur ndryshe edhe si autostrada “Arbën Xhaferi”.

Bazuar në dokumentet e siguruar nga Ministria e Infrastrukturës, ky dikaster kishte refuzuar të nënshkruante aneks-marrëveshjen me “Bechtel & Enka” e cila kishte kërkuar kosto shtesë prej 14.778.654.87 eurosh ndaj Çmimit të Kontratës për zgjatjen e Kohës për Përfundimin e punimeve.

Për një vendim të tillë ish-ministri Zharku, përgjegjësia pohon se i takon atij dhe qeverisë Mustafa, ndërkaq për koston në vlerë prej 53 milionë euro mohon se ndjehet përgjegjës.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës në vitin 2014 është dashur të paguhen 70 milionë euro, kurse janë paguar vetëm 55 milionë euro. Vonesa 21 për qind e shpenzimeve të planifikuara.

Në vitin 2015 është dashur të paguhen 220 milionë euro, janë paguar 112 milionë euro, në fillim të vitit janë alokuar vetëm 90 milionë euro, vonesa është për 59 për qind.

Në vitin 2016 është dashur të paguhen 205 milionë euro, janë paguar 155 milionë e 978 mijë euro.

 

Temat: