Zbulohet emri i njeriut që fundosi Italinë (Foto)
Presidenti i CONI-t Giovanni Malago beson se Carlo Ancelotti do të ishte trajneri i përsosur për Italinë, dhe shton se ishte Lippi ai që zgjodhi Giampiero Ventura-n.
Me sa duket Ventura ka qenë vetëm një nga kandidatët në vitin 2016, por Lippi ishte ai që i mbushi mendjen Tavecchio-s.
“Kur Conte vendosi të largohej nga përfaqësuesja, kishim detyrën për të gjetur pasardhësin e tij. tavecchio kishte menduar për Donadoni-n, por ai kishte një kontratë me Bologna-n.
“Ishte mundësia e Lippi-t, i cili ishte gati të rikthehej nga Kina. Tavecchoi dhe unë u takuam me Lippi-n në shtëpinë time. Ai na tha se ishte gati të rikthehej, por vetëm në rolin e koordinatorit.
“Arritëm marrëveshjen, shtrënguam duart. Emrat në tavolinë ishin Ventura, De Biasi, Montella dhe Spalletti. Lippi foli me disa prej tyre dhe tha se Ventura ishte i duhuri.”