18:40 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / B O

Zbulohet enterieri i A-Class 2018 [FOTO]

Pamjet e brendshme të Mercedes A-Class të ri, janë zbuluar në Gjermani.

Prodhuesi gjerman i makinave ka kthyer brendësinë e makinave më një dizajn tërësisht më radikal.

Në gjeneratën e katërt A-Class, paneli tani është ndarë në dy seksione, me një hendek të ri midis pultit dhe konsolës.

Ajo që është e dukshme poashtu, janë dy ekranet 3D të mëdha që shtrihen nga vendi i shoferit.

Në pjesën e poshtme të konsolës së qendrës ka një touchpad që mund të kontrollojë informacionin në ekranin e djathtë, së bashku me disa butona të funksionit të shoferit dhe frenave të dorës. /IndeksOnline/