13:49 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zbulohet klauzola marramendëse e Bardhit pas rinovimit të kontratës me Levanten

50 milionë euro – kjo do të jetë klauzola e lirimit e mesfushorit shqiptar, Enis Bardhi.

Bardhi ka rinovuar kontratën me Levanten deri në vitin 2022, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite tjera.

Krahas rritjes së pagës, 23-vjeçarit i është dyfishuar edhe klauzola e lirimit me kontratën e re.

Bardhi iu bashkua Levantes edicionin e kaluar nga Ujpesti i Hungarisë për 1.5 milionë euro dhe shpërtheu në La Liga, duke shënuar nëntë gola në 26 paraqitje.

Këtë edicion, ai ka një gol dhe një asistim në tetë ndeshje në La Liga.