08:23 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / FR

Zbulohet misioni, Elsa Lila mbyll rrugëtimin në “Ferma VIP”

Elsa Lila ka mbyllur rrugëtimin në “Ferma VIP” kjo pasi ajo nuk ka qenë një fermere si gjithë konkurrentët e tjerë por një e infiltruar prej Agait e cila kishte për detyrë prishjen e rehatisë së fermerëve të tjerë.

Pjesa tjetër e fermerëve panë një klip dhe zbuluan rolin e këngëtares për gjatë gjithë këtyre ditëve që ajo ka qëndruar në fermë.

Elsa ka qenë e infiltruara e Agait. Ajo ka pasur një mision që në ditën e parë që ka hyrë në fermë”, komunikoi Fjoralba Ponari.

Largimi i Elsës nuk është pritur mirë, ku të gjithë fermerët, janë prekur dhe përlotur për largimin e saj nga “Ferma VIP”, sidomos Renisi dhe Çiljeta, dy me të cilët ajo kishte më tepër afrimitet se pjesa tjetër e shtëpisë.