16:11 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / B O

Zbulohet një ditë para prezantimit Mercedes-Benz CLS i ri

Për entuziastët e Mercedes-Benz që mezi presin ditën e nesërme ta shohin modelin e ri CLS, faqja Motoring ka lansuar më herët disa imazhe.

Së pari vlen të theksohet se pamja e përgjithshme e makinës nuk vjen si një surprizë, por sigurisht që ka edhe përditësime të reja.

Ndërsa grila e përparme dhe dizajni i fenerëve nuk janë aspak befasuese, parakolpi i parë ka pësuar ndryshime dhe ka një pamje si te Mercedes-AMG GT R.

Në brendësi, ky model na kujton E-Class, me sistem të ngajshëm infotainment dhe njëhsorin matës.

Prezantimi zyrtar i këtij modeli do të bëhet nesër në LA Auto Show, ku do të bëhen të ditura të gjitha detajet. /IndeksOnline/