10:22 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zbulohet numri i telefonatave që Agnelli i ka bërë Ronaldos

Lajmet rreth transferimit të Ronaldos te klubi italian Juventus veç po shtohen.

Mediat më të mëdha botërore kanë dhënë lajmin që të dy palët kanë arritur marrëveshje dhe ylli portugez shumë shpejt do të vishet bardhezi.

Ndryshe nga marrëdhëniet e ftohta mes Ronaldo dhe Perez, e njejta nuk qëndron edhe me presidentin e Juventusit, Agnellin.

‘Mediaset’ zbulon se numri i telefonatave të Agnellit drejt Ronaldos ishte deri 28 herë. Cristiano ishte i impresionuar me trajtimin dhe nderimin e presidentit italian, me dëshirën e treguar për ta transferuar. Madje, thuhet se Ronaldo i ka dhënë fjalën presidentit italian. /IndeksOnline/