16:01 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zbulohet prioriteti kryesor i Barcelonës këtë sezon – dhe është befasi

Mbrëmë filloi sezoni i ri, 2018/19 në La Liga dhe Barcelona do të debutojë sonte ndaj Deportivo Alavesit.

Për skuadrën e Ernesto Valverdes, triumfi në këtë garë është prioritet, por më pastaj t’i fitojë titujt tjerë – Champions Leaguen, Copa del Rey dhe Superkupën spanjolle.

Trajneri, Valverde, thotë se objektivi i skuadrës është ta mbrojë titullin, të cilin e fitoi pas një sezoni të mrekullueshëm, ku arritën në kuotën e 93 pikëve me 28 fitore, 9 barazime dhe 1 humbje.

Këto numra ia sollën Barcelonës titullin e 25-të të La Ligas, dhe tani ky sezon e gjen Barcelonën me katër lojtarë të ri – Arthur, Arturo Vidal, Malcom dhe Lenglet.

Barcelona tani synon titullin e 26-të për ta zbutur distancën me Real Madridin që numëron 33 tituj, tetë më shumë se Barcelona.

Këta numra, janë afruar tejmase në 20-30 vitet e fundit, me ardhjen e Johan Cruyff në ”Camp Nou”, ku nga atëherë Barcelona ka fituar 15 tituj dhe Madridi vetëm 8 tituj./IndeksOnline/

Temat: