15:35 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zbulohet tuneli i drogës në ‘KFC’ – lidhte Amerikën me Meksikën

Autoritet amerikane kanë gjetur tunelin sekret të transportimit të drogës nga Arizona në Meksikë. Ky tunel ishte hapur nën njërin nga ish lokalet e ‘KFC’.

Tuneli ishte i gjatë 180 metra, ndërsa bazën e kishte në një restorant të vjetër në San Luis. Autoritet e zbuluan javën e kaluar deri sa po e përcillnin një të dyshuar me emrin Ivan Lopez.

Deri sa po kontrollonin në tunel, policia gjeti dy kontejnerë me lëndë narkotike që ishin në vlerë më shumë se një milion .

Ky nuk është tuneli i parë që zbulohet – dy vite më parë në Kaliforni u gjet një tunel i gjatë gati 800 metra. /Indeksonline/