23:57 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Zëdhënësi i Prishtinës “ngacmon” Gramozin, djalin e Fadil Vokrrit

Djali i legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrrit, Gramozi ka qenë njëri nga akteret më të përfolur ditët e fundit nga mediat dhe Federata.

Gramoz Vokrrit i është dhënë një detyrë në Federatë pas vdekjes së babait të tij derisa këto ditë është raportuar se ai ka mbetur pa punë.

Presidenti Agim Ademi në një konferencë për media shpjegoi situatën derisa ka thënë se djalit të Fadil Vokrrit i janë ofruar pesë detyra derisa nuk ka zgjedh asnjërën.

Këtë rast e ka shfrytëzuar të ironizoj zëdhënësi i KF Prishtinës, Avni Durmishi.

“Për kontribut në futboll, çka është një banesë 85m2 me ma jep hajt. Me qekaq isha knaq, s’kisha lyp as ni post”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Banesa në të cilën përmendet zëdhënësi i Prishtinës pretendohet se i është falur nga ish-kryetari i Llapit, Nexhat Dumnica. /IndeksOnline/