21:13 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zëdhënësi i qeverisë: Liberalizimi i vizave varet nga BE-ja

Qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian në një afat opimal.
Edhe pse kishte pritje që vizita e Haradinajt në Bruksel do të qartësonte një kohë se kur do të mund të udhëtonin pa viza, zëdhënësi i qeverisë Arbër Vllahiu, tha për RTK-në se gjatë vizitës së kryeministrit Haradinaj ka pasur bisedë me Mogerinin për perspektivën evropiane të Kosovës.

“Kosova ka një agjendë evropiane, MSA është njëra ndër to. Dinamika që ka vendos qeveria është që të përmbush në kohë kushtet që kërkojnë për plotësimin e kushteve për aplikim në BE. Gjatë vitit 2018 do të ketë lëvizje në këtë drejtim dhe në të gjitha fushat e tjera”, tha ai.

Sipas tij Kosova ka pasur lëvizje pozitive. “Haradinaj ka pasur takim me kryeministrin e Malit të Zi. Ai ka pasur një bisedë miqësore. Ai e ka ftuar që të vijë të vizitojë Kosovën në janar të vitit 2018. Mali i Zi dhe Kosova nuk kanë çështje të hapura”, tha ai.

Për kohën se kur do të lëvizim pa viza, Vllahiu tha se kjo varet nga BE. “Presim që në një afat optimal të lëvizim drejt BE pa viza, tha ai.