16:40 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Zëdhënësja e EULEX: Nuk morëm pjesë dje në aksionin e Policisë së Kosovës

Misioni EULEX janë deklaruar se nuk kishin pjesë e aksionit të djeshëm lidhur me arrestimin e drejtori të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq.

Zëdhënësja për media, Dragana Nikoliq Solomon ka thënë se EULEX nuk ka marrë pjesë në aksionin e djeshëm, transmeton Indeksonline.

Këtë përgjigje Solomon e dha për Tanjug pasi është pyetur se automjetet e EULEX-it janë parë bashkë me automjetet e Policisë së Kosovës në territor gjatë kësaj kohe.

Ndryshe pak orë më parë EULEX ka bërë të ditur se po përcjellin me kujdes zhvillimet në Kosovë./Indeksonline/