23:32 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Zeka, LDK-së e VV-së: Më mirë me fol për ndotjen e ajrit se për plumbat e Dardanit

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milazim Zeka ka kritikuar LDK-në dhe VV-në që nuk po thërrasin interpelancë për ajrin e ndotur, po po bëjnë debate me orë pse Dardan Gashi ka shkrep plumba me një festë.

Sipas Zekës, më mirë me u merr me temë të ajrit, se me e terrorizu popullin me debate për plumba të Gashit, shkruan Indeksonline.

Lexoni postimi e tij plotë:

Turpi nuk ka kapak
LDK-ja, qe direkt dhe indirekt eshte pergjegjese per shtetin e Kosoves, pasiqe gjithmone ka qeverisur me PDK-ne, ne vend qe me thirre interpelance per ndotjen e ajrit ne Prishtine, shkon dhe e terrorizon popullin e shkrete me kater ore debat ne Parlament, pse Dardan Gashit ju ka tek me i shkrepe nja tre-kater plumba me nje feste.
Ani kur edhe do te VV/se ja mbajshin zhagun?!!!
Pash Zotin a nuk kemi 1000 tema ma te rendesishme a?!!
Ani kur po del nje debil i Ministrise te Ambientit, e po na thote mbyllnu brenda, mundesisht vetem ne banjo rrini?!!!