19:19 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zeka: Thaçi, Haxhiu dhe tre politikanë e përgatitën skenarin për shfuqizimin e Speciales

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Milaim Zeka ka thënë se katër politikanë dhe Baton Haxhiu e ditën skenarin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Sipas tij e gjithë kjo arriti me vonesë si informacion tek zv/kryeministri, Fatmir Limaj, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Kater politikan dhe Baton Haxhiu e kane ditur skenarin per Specialen

Tre politikan, plus presidenti, kishin dy jave qe kishin pergaditur skenarin per shfuqizimin e Gjykates Speciale. Fatmir Limaj ishte mbajtur large ketij skenari, dhe totalisht i painformuar. Ne vend te Limajt, pjese e ketije grupi ishte publicisti, Baton Haxhiu.
Mbas arritjes te informacionit tek lideri i Nismes, Fatmir Limaj kishte pyetur nese “amerikanet” dhe Brukseli ishin te informuar per kete?! Sikur nen hunde, dikush i kishte thene se po.

Perjashto politikanet, kam vetem nje pyetje: Si publicist, gazetar dhe sherbetor i qytetareve, a ka pasur obligim Baton Haxhiu qe ta njoftonte opinionin per nje tentative te tille?!!!