08:19 / E Shtunë, 16 Prill 2022 / A. M.

Zelensky: Në tetë vjetët e fundit në sulmet ruse kanë humbur jetën 14 mijë ukrainas

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se për shkak të sulmeve të Rusisë në tetë vjetët e fundit kanë humbur jetën 14 mijë ukrainas.

Në një video-mesazh të publikuar, Zelensky theksoi se lufta e Rusisë kundër Ukrainës nuk ka filluar më 24 shkurt dhe se ushtria ruse ka sulmuar Ukrainën që nga viti 2014.

Ai tha se rusët morën kontrollin e Krimesë dhe e kthyen atë në një bazë të madhe ushtarake ndërsa Detin e Zi dhe Detin Azov i bënë detërat më të rrezikshëm në botë.

“Në Donbasin tonë filluan një luftë të tmerrshme dhe të pafund. Vranë njerëzit tanë gjatë 8 viteve. Gjatë kësaj periudhe humbën jetën 14 mijë njerëz”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas shtoi se Rusia mori vendim për të filluar një luftë gjithëpërfshirëse për shkak se bota qëndroi e heshtur për atë që iu bë Ukrainës.