12:21 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020

Zemaj, me mesazh për nxënësit

Ministri i Shëndetësisë, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka kërkuar nga nxënësit që të respektojnë rekomandimet e mësuesve.

Numri një i Shëndetësisë ka deklaruar se “mësimi online nuk e zëvendëson mësimin në bankat e shkollës”.


Postimi i plotë:

Kujdes i shtuar, mësim i sigurt në bankat shkollore.
Nxënës të dashur, mësimi online, nuk e zëvendëson mësimin në bankën e shkollës, as mësuesen e mësuesin, as shoqet dhe shokët e shkollës.
Prandaj, respekto rregullat, respekto rekomandimet e mësuesve, arsimtarëve dhe profesorët tuaj.


Barte maskën!
Ruaje distancën!
Mbaje higjienën!


Kështu, ju do të vijoni mësimin, me shoqet dhe shokët në bankat shkollore!
Prindër, shtojeni kujdesin për fëmijët tuaj. Ata kanë nevojë të marrin mësim në shkollë, vendi më i mirë për mësim. Mungesa e kujdesit, sjell vendimin për mësim nga shtëpia.
Mësues, arsimtarë, profesorë,


Respektojini masat antiCovid. Ne kemi besim te Ju. Ju jeni vendimtarë për qëndrimin e sigurt të nxënësve në klasë dhe në shkollë.
Zbatojini rregullat.


Ju ruani nxënësit, veten, familjet tuaja dhe shëndetin publik.”

Numri i rasteve me koronavirusin nëpër shkolla ka filluar të rritet. Si pasojë e kësaj, ditë më parë, dy shkolla u mbyllën në Mitrovicë, një në Dragash dhe dy në Vushtrri.