12:09 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zemaj: Me rastin e vdekjeve po merret Prokuroria e Shtetit, do të shqyrtohet mundësia t’u shpërndahen maska studentëve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në seancën e sotme ka thëne se për vdekjen e personave më 05 qershor të prekur me koronavirusin tanimë është duke u marrë Prokuroria e Shtetit, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se deri tani Inspektorati Shëndetësor nuk ka gjetur ndonjë vërejtje në aparaturat e asnjë klinike në QKUK  dhe asnjë përjashtim profesional atë ditë.

“Kualifikimi rreth vdekjeve me koronavirusin nuk i bën nder askujt, kualifikimi deri në vrasje është papërgjegjësi totale.

Më 05.07 kam dalë në vdendin e ngjarjes dhe hetimin e rrethanave dhe faktorët që kanë çuar në këtë pikë këtë çështje.

Nè bazè tè informatave qè ka Inspektorati Shèndetèsor nuk ka gjetur ndonjè vèrejtje nè furnizimin me oksigjen.

Tè gjitha aparaturat kanè qenè nè rregull atè ditè. Deri tashti nuk kanè arritur tè vèrtetojnë asnjè tè vèrtet dhe ndonjè pèrjashtim profesional, ndërsa tanimè èshtè duke u marrë me rastin Prokuroria e Shtetit”, tha ai.

Ndèra, ministri Zemaj duke iu pèrgjigjur dy pyetjeve të deputetes, Donika Kadaj-Bujupi, ka bèrè tè ditur se do tè shqyrtohet mundèsia qè tè pajaisen me maska studentèt e Kosovès falas.

Ndèrsa pèr pagesat qè detyrohen qytetarèt tè paguajnè pèr tè hyrè nè QKUK, Zemaj tha se do ta paraqesë para SHSKUK-sè kèrkesèn pèr lirimin nga kjo pagesè.

“Pagesat aktuale nè hyrje janè nè kompetencè tè SHSKUK-sè qè unè do t’i adresoj atje.

Pèr pajisjen me maska do tè autorizoj administratèn nèse kemi sasi tè mjaftueshme nè depot tona qè t’u shpèrndahen studentëve”, tha ai./IndeksOnline/