17:12 / E Hënë, 16 Maj 2022 / AR

Zemaj zhvillon takim të frytshëm pune në Misionin e Përhershëm të Greqisë në NATO

Përfaqësuesi e Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj ka zhvilluar një takim të frytshëm pune në Misionin e Përhershëm të Greqisë në NATO, me Ambasadorin, Spiros Lambridis.

Zemaj është mirënjohës Greqisë prë mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë, si dhe për kontributin e forcave greke në kuadër të KFOR-it/NATO-s në Kosovë.

“Një takim i frytshëm pune në Misionin e Përhershëm të Greqisë 🇬🇷#NATO, me Ambasadorin, Spiros Lambridis.Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë, si dhe për kontributin e forcave greke në kuadër të KFOR-it/NATO-s në Kosovë 🇽🇰. Thellimi i marrëdhënieve tona dhe avancimi i bashkëpunimit, janë kontribut kyq për paqën, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe përtej”, ka shkruar ai.