‘Zemër’, bashkëpunimi nga Eni Koçi dhe Besnik Qaka
Eni Koçi këtë vit ka qenë tejet aktive me projekte muzikore.
Këngëtarja madje ka zgjeruar bashkëpunimet me artistë kosovarë.
Pas Genc Prelvukaj e Mc Kreshës, ajo shpejtë do t’sjellë edhe një bashkëpunim me Besnik Qakën.
Këngëtarja shqiptare ka treguar tashmë edhe datën e publikimit të videoklipit, që do të jetë pikërisht nesër në orën 16:00, ndërsa kënga mban titullin ‘Zemër’./Indeksonline/