08:53 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Zeneli merr notën më të lartë nga L’Équipe

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli ka pasur një paraqitje tjetër të mirë me Reims, në barazimin 1-1 kundër Dijon.

Ai realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij, por paraqitja që pati në fushë është vlerësuar lartë nga mediumet franceze.

Gazeta e famshme L’ Équipe, e ka vlerësuar Zenelin me notën 8, që ka qenë më e larta nga futbollistët e dy skuadrave.

Ndryshe kjo gazetë në titullin kryesor të artikullit të ndeshjes në fjalë, e ka përshkruar paraqitjen e Zenelit si “impresionuese”, shkruan Indeksonline.

24 vjeçari, në 6 ndeshje me Reims ka shënuar 2 gola dhe 4 asistime. /Indeksonline/