Zëvendësimet e Conceicaos i japin fitore Milanit ndaj Empolit

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore ndaj Empolit me shifrat 0:2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Serie A.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta 0:0, shkruan Indeksonline
Në të dyten, ndodhi gjithçka, Fillimisht u dhanë nga një karton i kuq për secilën skuadër dhe më pas u shënuan dy gola.

Kartonat e kuq i morën lojtarët, Tomori (Milan) dhe Marianucci (Empoli).
Kurse golat i shënuan lojtarët e zëvendësuar në pjesën e dytë: Rafa Leao dhe Santi Gimenez. Këto gola erdhën falë asistimeve të Christian Pulisicit.
Me këtë fitore, Milan shkon në pozitën e 7-të me 38 pikë, kurse Empoli bie në pozitën e 17-të me 21 pikë./Indeksonline/
Nuestro número 7 🙌#EmpoliMilan #SempreMilanpic.twitter.com/mKJi1SeSfF
— Football Report (@FootballReprt) February 8, 2025