16:46 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zëvendëskryeministri Gashi për vdekjen e Rohan: Lamtumirë mik i dashur

Zëvendëskryeministri i Kosovës Dardan Gashi ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të diplomatit Albert Rohan.
Ministri Gashi i cili edhe ka punuar personalisht me Rohan gjatë procesit të negociatave në Vjenë, ka thënë se Rohan ishte një prej figurave kyqe të pavarësisë së Kosovës.

Gashi ka thënë se Rohan ishte jo vetëm një ndërmjetësues i zoti, por edhe një këshilltar i sinqertë i delegacionit kosovarë.

Më poshtë gjeni të plotë mesazhin ngushëllues të Gashit.

Procesi i pavarësisë së Kosovës është i lidhur ngushtë me figurën e Albert Rohanit.
Për dy vite rresht, sa ishim të involvuar në Procesin e negociatave në Vjenë, ai ishte jo vetëm një ndërmjetësues i zoti por edhe një këshilltar i sinqertë i delegacionit tonë dhe arkitekt i planit të Ahtisarit e cila më vonë u shëndrrua në Kushtetutën e vendit tonë.
Une kisha nderin qe jo vetëm gjatë këtyre dy viteve të punoj ngushtë me të por edhe gjatë viteve të 90’ta.
Zoti Rohan, i cili ishte edhe bashkëpuntor i ngushtë i ish ministrit të jashtëm austriak Alois Mock, ishte ai që hapi dyert për presidentin Rugova jo vetëm në Austri, por edhe në rrjetin e diplomacisë evropiane.

Heren e fundit u pamë vitin e kaluar në Vjenë për te festuar 10 vjetorin e pavarësisë së vendit që ti e deshte shumë, Kosovën!
Lamtumirë mik i dashur!