16:30 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zëvendëskryeministri serb pyet se ku janë shqiptarët!

Ceda Jovanoviç, zëvendëskryeministri i Serbisë në dorëheqje,  në një intervistë për “Novi List” në Zagreb para gazetarëve ka thënë se në tërë historinë e Kosovës, Bosnja nuk përmendet.

Ai ka thënë se pse duhet folur për Bosnjë, kur nacionalizimi serb nuk i ka hequr duart nga Bosnja.

Ai me tutje pyet se ku janë shqiptarët?!

“Nacionalizmi serb nuk i ka hequr duart nga Bosnja, ai e konsideron këtë si një fazë kalimtare. Bosnja deri më tani ka bërë jo vetëm rezistencë politik, por edhe teka të Perëndimit i cili nuk do të le të realizojmë prioritet tona: të rrokulliset një pjesë e Bosnjës, dhe për t’u bashkuar me Serbinë. Nuk mendoj se çfarë do të ndodhë në atë situatë në vetë Serbinë! Sepse, në qoftë se Bosnja është e ndarë, Maqedonia është e ndarë, pse jo Vojvodina, pse jo Mali i Zi, ku janë shqiptarët … Çfarë është duke u kthyer në tërë rajonin? Edhe nëse asgjë nuk ndodh, vetë fakti që kjo është në qendër të politikës sonë atëherë na tërheq në mënyrë drastike nga prioritetet e duhura” ka thënë Jovanovic./Indeksonline/