14:38 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zëvëndësministri i FSK-së, deputetëve: Hiqni dorë nga skenari politik

Zëvendësministër i FSK-së, Burim Ramadani duke iu referuar mos ratifikimit të demarkacionit në seancën e sotme, është shprehur se deputetët duhet të heqin dorë nga skenari politik.

Sipas Ramadanit, ligji duhet të votohet me tri elemente.

“Heqni dorë nga skenari politik! Votojeni Ligjin me tri elementet:Marrëveshjen e gushtit 2015, Raportin e Komisionit Shtetëror 2017, Deklaratën e përbashkët 2018”. Të trija këto e plotësojnë njëra-tjerën!Kështu ky Ligj është kuptimplotë! Kështu ky proces ndarës kthehet në avantazh për vendin” është shpreur Ramadani, transmeton Indeksonline.

Zëvendësministri Ramadani shtoi se ky skenar ka për qëllim pushtetin.

“Është legjitime të keni skenar që ka për synim pushtetin, por mos e rrezikoni momentumin kur procesi kthehet në avantazh të të gjithë vendit. Mos bllokoni! P.S Një gjë jam i sigurt, përmbyllja e dinjitetshme e këtij Ligji, është hapje edhe për proceset tjera të rëndësishme për Kosovën. Po, po. Edhe për Sigurinë Nacionale” ka përfunduar statusin Ramadani./Indeksonline/