12:53 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ford F-Max fiton çmimin Kamioni i Vitit

Ford F-Max është kurorëzuar me çmimin Kamioni i Vitit 2019 në ekspozitën IAA, në Hanover të Gjermanisë.

Me 104 vota, kamioni i ri i ndërtuar në Turqi mposhti kamionët e Scanias L-Series dhe P-Series (74 vota) dhe Volvo FH (56 vota) në vendin e dytë dhe të tretë.

Juria, e cila përbëhej nga 23 gazetarë të automjeteve komerciale nga e gjithë Evropa, u impresionuan me F-Max, duke vlerësuar kriteret kyçe si inovacioni teknologjik, komoditeti, siguria, vozitja, ekonomia e karburanit dhe kostot totale. /IndeksOnline/