13:08 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zgjedhjet brenda PDK-së e ndajnë drejt vijës evropiane apo komandantësh të UÇK-së

Partia Demokratike e Kosovës tanimë ka hapur edhe zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e brendshme brenda subjektit.

Kurse se PDK-ja nuk është e kënaqur me pozitën e saj politike dhe me trendet politike që po zhvillohen në Kosovë e ka pohuar edhe analisti Ramush Tahiri.

Në një intervistë për “Indeksonline”, ai ka thënë se kjo është edhe njëra nga arsyet që ky subjekt po mban zgjedhjet brenda partisë e më pas synon edhe zgjedhjet jashtë saj.

“PDK-ja nuk është e kënaqur me pozitën e saj me qeverisje edhe nuk është e kënaqur me trendet që po zhvillohen edhe në Kosovë por edhe me trendet që po ka kjo parti vetvetiu” ka thënë ai.

Tahirit ka përmendur edhe disa arsye se pse ky subjekt politik po kërkon rrugën e reformimit, duke theksuar se duhet të ketë edhe spastrime.

“Hashim Thaçi u zgjodh president dhe si i tillë u desh ta lëshoj funksionin, mirëpo ai po vazhdon që ta ketë ndikimin e tij në këtë parti formal dhe jo formal. Dhe partia tashmë po e kërkon rrugën e reformimit që me u bë një parti moderne, pra do të ketë reforma të brendshme dhe në reforma të brendshme do të ketë edhe spastrime. Dhe me spastrimet që po i përdorin po thonë se personat e korruptuar dhe shkelësit e ligjit do të largohen nga partia” u shpreh Tahiri.

Analisti Tahiri ka bërë me dije që kjo është mundësia të shihet nëse ky subjekt do reformohet drejt vijës evropiane apo do të vazhdojë me të ashtuquajturit “komandantët” e UÇK-së.

“Te kjo parti të cilën e ka formu faktikisht UÇK-ja është parti që është kriju pas çlirimit të Kosovës apo pas luftës në Kosovë, duhet të ketë reformim drejt vijës evropiane dhe duhet të shihet a do të plotësohet me figura të reja apo do të ketë si deri tash të ashtuquajturit komandantët e UÇK-së.

Nuk do të dihet nëse do të ketë ndryshime kozmetike apo partia do të transformohet thellë dhe se çfarë synohet me këtë. Sepse,a  do të jetë elektorati nga gjeneratat e reja apo do jetë gjeneratat e vjetra të cilat lidhen me luftën dhe UÇK-në e veteranët. Po ashtu, edhe a do të ketë ndikim tradicional në zona të caktuara të Kosovës apo do të ketë shtrirje në gjithë Kosovën.” ka thënë më tutje Tahiri.

Tahiri ka thënë se frymën demokratike do ta tregojë edhe kundërkandidati i Kadri Veselit, i cili mbetet të shihet a do të jetë një figurë kundërshtuese apo vetëm një figurë formale. Kurse, si kundërkandidat të mundshëm ka përmendur edhe Enver Hoxhën.

“Ka figura të reja në këtë parti por edhe të vjetra por që paraqesin frymën evropiane të partisë, por më vonë do të shihet se kush do të jetë kandidat për kryetar të partisë, a do të jetë Kadri Veseli, që sigurt do të jetë dhe a po të kandidoj dikush prej të tjerëve që nuk është komandant dhe që paraqet frymën evropiane të kësaj partie.

Mbetet të shihet po ashtu se a do të jetë vjen fjala Enver Hoxha një figurë kundërshtuese kundrejt Kadri Veselit, apo vetëm një figurë vetëm formale, figurative e cila do të sfidojë Kadri Veselin. Edhe a do të jetë raporti 90 me 10% apo do të jetë raporti i barabartë sa i përket kryetarit të partisë, që deri tash ka qenë vetëm kushti formal që me i pas dy kandidat me i plotësu por asnjëherë përmbajtjesor, por nuk ka ndodh që lideri të sfidohet seriozisht” tha Tahiri.

Ndryshe,parakushtet ligjore për parti demokratike sipas Tahirit krijohen vetëm me një reformë të mirëfilltë zgjedhore. Sipas tij, sado që reformohet një parti brenda saj, ato nuk vlejnë kur nuk ka një rregullim zgjedhor efikas brenda Kosovës.

“ … kjo varet edhe nga sistemi zgjedhor sepse partia edhe pse reformohet edhe nga partia liberiste kthehet në parti demokratike, nëse është sistemi i njëjtë zgjedhor kurfar reforme nuk mundet me pas ndikim. Por, nëse ka reformë zgjedhor një njeri një votë e jo një qytetar pesë vota, qysh është tash dhe nëse ndahen në shumë zona zgjedhore dhe secila zonë e nxjerr numrin e caktuar të deputetëve, unë mendoj që krijohen edhe parakushte ligjore për me pas parti demokratike në Kosovë. Jo vetëm nga emri por edhe nga struktura” ka përfunduar analisti Tahiri./Indeksonline/