18:54 / E Shtunë, 14 Maj 2022 / OSH

Zgjohuni nga gjumi dogmatik o Akademik shqiptar!

Prof. Dr. Fadil Maloku

1. Sepse, po ofrohen momente tejet të volitshme historike për t’u faktorizuar edhe një herë shqiptarët, në këte pjesë të botës!

2. Ta dini që e keni jo vetëm obligim moral (shquheni si truri i kombit),por, edhe sish material (jeni arsimuar nga kafshata dhe sakrificat prindore) ndaj kombit, që me dijen, përvojen dhe angazhimin Tuaj personal e si komunitet intelektual të paktën ta”këshilloni” politikën e sotme çakorduar dhe të harlisur pas hedonizmit e konzumerizmit të kohës!?

 3. Sepse, Akademikët e Serbisë, për Kosovën ka hartuar e bë gati qindra Projekte të gatshme (alternative) opozitare, akademike, civile, e sidomos sosh fetare. Të cilat janë përpunuar e klasifikuar edhe me bekimin e Kishës orthodokse! Bëjeni, të paktën, një kornizë bazë o njerëz e mos i koritni pagat e rangut të KM…!

Ndryshe, me çfarë do mbaheni në mend o të mjerët Ju!