10:57 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Zhduket aeroplani në të cilën ndodhet ylli i madh i futbollit, po transferohej në Premierligë!

Një lajm i fundit që po ndodhë ka tronditur botën e futbollit. Aeroplani në të cilën ndodhet ylli argjentinas, Emiliano Sala është zhdukur.

Futbollisti që po ndiqte me gola Mbappen në Francë me performancën mahnitëse që kishte te Nantes, Sala ndodhej në një aeroplan privat.

Sulmuesi argjentinas ka nënshkruar të shtunën me Cardiff për një shumë rekorde të skuadrës angleze, shkruan Indeksonline.

Sala që pritej të debutonte këtë javë ishte rikthyer në Nantes për tu përshëndetur me bashkëlojtarët e tij.

Por, gjesti i mirë i tij duket se mund t’i kushtojë me jetë. Aeroplani i Sala ishte nisur nga Nantes për në Britani por që ka humbur kontaktin rreth tetë milje në veri-perëndim të Alderney në orën 20:30.

Ekspertët dyshojnë se aeroplani mund të jetë rrëzuar pasi që nuk ka patur asnjë kontakt që disa orë./Indeksonline/