10:59 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zhduket gruaja nga Mitrovica, kushdo që e sheh lajmëroni familjarët në këtë numër

Policia ka njoftuar se një grua nga lagjja Bair i Mitrovicës është zhdukur që nga data 12 korrik.

Siç kanë raportuar të afërmit e saj në polici, ajo ka probleme mendore dhe është larguar nga spitali ku ishte duke u trajtuar.

Që nga kjo ditë sipas tyre nuk është parë më.

Indeksonline ka kontaktuar me të afërmit e saj të cilët kanë konfirmuar se ajo ende nuk është gjetur.

Sipas djalit të vëllait të saj, Islam Behramit, halla e tij është zhdukur që katër ditë dhe që nga ajo ditë nuk po mund ta gjejnë askund.

“Kemi qenë në Prishtinë, e kemi kërkuar edhe në spitalet për personat me probleme mendore. Kemi qenë edhe në Veri të Mitrovicë, në Prishtinë po asgjë. E kemi hapur rastin në Polici dhe tash jemi në pritje. Kushdo që e ka pa ose ka informacione i kishim lut të na kontaktojnë”, ka thënë Behrami.

Familjarët e saj kanë kërkuar ndihmë edhe përmes rrjetit social në Facebook.

Ata kanë publikuar një fotografi të sajën duke dhënë edhe informacione shtesë. Ndërsa, nëse dikush ka informata për të, ata luten të lajmëroheni në numrin e tyre kontaktues.

“Zhduket 49 vjeçarja në Mitrovicë, s’u pa qe 3 ditë. Zejnije Behrami është zhdukur dhe qe tri ditë nuk dihet asgjë për fatin e saj. Familjarët kanë thënë se kanë lajmëruar Policinë dhe kanë shtuar se zonja e zhdukur ka probleme mendore. Sipas tyre, ajo është parë për të fundit herë para 3 ditësh në qendrën për të sëmurë mendorë në lagjen Bair. Ajo kishte të veshur bluze të kuqe dhe pantollë të zi. Një detaj dallues i saj, janë shumë rruaza të varura në qafë. Familjarët kërkojnë ndihmën e të gjithë atyre që mund te kenë informacione. Me familjarët mund të kontaktoni në: 049 653361″, thuhet në njoftimin e familjarëve./Indeksonline/