15:16 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Zhytësit e FSK-së në lumin Lepenc, vazhdon kërkimi i dy policëve (Video)

Zhytësit e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë edhe në orët e pasditës kërkimin e dy policëve të Kosovës, Armend Trena dhe Malsor Dashi.

Për fat të keq, ende nuk ka rezultate nga kërkimi i dy policëve që ranë në greminë me veturë në orët e mbrëmjes të së shtunës.

Në aksionin për kërkim janë vënë edhe njësitet e KFOR-it.

Indeksonline ndodhet në vendion e ngjarjes dhe do të iu mbajë të informuar për të rejat e fundit nga terreni./Indeksonline/