19:34 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Zhytësit e FSK-së vazhdojnë kërkimin, ende asnjë shenjë nga pjesëtarët e policisë (Foto)

Zhytësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke vazhduar kërkimin e pjesëtarëve të policisë së Kosovës, të cilët si pasojë e një aksidenti të mbrëmshëm në magjistralen Kaçanik-Hani Elezit, përfunduan në lumin Lepenc.

Ende nuk dihet asgjë për dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës që nga ora 21:00 e mbrëmjes së kaluar. Policia e Kosovës, FSK si dhe pjesëtarë të KFOR-it bashkë me shumë qytetarë janë duke kërkuar për ta në lumin Lepenc.

Indeksonline u sjell disa fotografi momentale nga vazhdimi i kërkimeve nga FSK, të cilët po qëndrojnë pikërisht në vendin ku mbrëmë përfundoj vetura e dy pjesëtarëve të PK-së.

Ndryshe kërkimi për  Malsor Dashin dhe Armend Trenan ka vazhduar edhe në zonën maqedonase. Madje është pikërisht i pari i komunës së Hani Elezit, Refki Suma i cili pak më parë ka deklaruar se FSK nuk mund të dalë në territorin e Maqedonisë pa lejen e autoriteteve maqedone por që policia maqedonase dhe ajo kosovare janë në bashkëpunim e sipër për kontrolle dhe se patrullojnë pesë kilometra në territore respektove.

Por pak më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se do të kërkojë ndihmën e homologut të tij maqedonas Zoran Zaev që kërkimet për dy policët e zhdukur kosovarë në lumin Lepenc të bëhen edhe në anën e territorit të shtetit fqinj./Indeksonline/