08:23 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Zidane dhe plani i tij për Bale nuk do t’u pëlqejë tifozëve të Real Madridit

 Zinedine Zidane dëshiron ta lejojë Balen që të luajë në vetëm një ndeshje në javë deri në përmirësimin e gjendjes së tij fizike.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka një plan për sulmuesin Gareth Bale.

Zidane nuk është duke e ftuar uellsianin për dy ndeshje të njëpasnjëshme sepse ka frikë nga lëndimi i tij.

Madje, Zidane dëshiron ta lejojë Balen që të luajë në vetëm një ndeshje në javë deri në përmirësimin e gjendjes së tij fizike, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

Vendimi nuk është duke funksionuar mirë sepse Real Madrid u eliminua nga Copa del Rey, ndërsa është në disavantazh të madh ndaj Barcelonës në La Ligë.

Temat: