14:37 / E Enjte, 02 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zidane flet pas humbjes kundër Tottenhamit

Zinedine Zidane nuk ndihet i brengosur edhe pse pësoi dy humbje brenda një jave, shkruan indeksonline.

Në një intervistë pas ndeshjes me Tottenhamin, tekniku i Realit ka thënë se duhet të ndryshojë për t’i rikthyer rezultatet pozitive.

“Nuk jam i brengosur dhe asnjëherë nuk do të jem. Ne kishim rastet për të barazuar rezultatin, por nuk arritëm të shënojmë”, tha fillimisht Zidane.

Por, Zidane e pranoi se skuadra nuk është në një moment të mirë.

“Ne nuk jemi të lumtur. Ky nuk është një moment i mirë për ne”, tha Zidane, duke u bazuar edhe në humbjen në fundjavë nga Girona në La Liga.

“Ne e dimë se duhet të ndryshojmë dhe do ta bëjmë. Kemi edhe shumë ndeshje për ta bërë këtë”. /IndeksOnline/