23:18 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Zidane: Goli im kundër Leverkusenit ishte më i bukur se i Ronaldos

Tre gola për Juventusin, Real Madridi kremton një sukses të madh në një fushë të vështirë falë një goli të jashtëzakonshëm të Ronaldos dhe Marcelos.

Sigurisht , Zidane ishte i kënaqur dhe i qeshur , duke komentuar për ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampioneve:

“Nuk është e lehtë të bëjmë tre gola në fushë të Juventusit, kemi bërë një ndeshje të madhe,”  tha ai për Premium. Edha ata luajtën mirë, kishin shanset për të shënuar por nuk mundën”.

Cristiano Ronaldo është ndër më të fortit, po e dëshmon. Në Ligën e Kampionëve ai gjithmonë dëshiron të bëjë gjëra të mëdha, ai kurrë nuk lodhet për ta bërë atë. Ai bëri dy gola, por ai humbi të tjera raste. Goli im kundër Bayer Leverkusenit ishte më i bukur”, shtoi francezi. /IndeksOnline/

Temat: