17:48 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Zidane insiston për transferimin e Pogbas me vlerë 170 milionë euro

Dritarja e transferimeve mbetet e hapur në Spanjë deri më 2 shtator, por trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane raportohet se dëshiron që klubi të transferoj  Paul Pogban sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sipas AS , ai mezi pret që të transferoj Pogban, për të cilin thuhet se i është dhënë një çmim prej 170 milionë eurosh.

Spekulimet janë rritur gjatë gjithë verës mbi të ardhmen e francezit në Old Trafford pasi ai pranoi para mediave se ai mund të ishte i gatshëm për një sfidë të re, siç raportohet nga ESPN transmeton Indeksonline.

Sidoqoftë, në prag të afatit të transferimit në Angli, ai mbetet një lojtar i Man Utd, megjithëse sipas raportit të AS më lart, Zidane po insiston me hierarkinë e Real Madridit të nisë një ofertë për Pogban.

Mirëpo duket se nuk ka gjasa që ky transferim të ndodhë, tani duke e pasur parasysh që Manchester United mund ta ketë të pamundur për ta gjetur zëvendësimin e tij pasi që afati i transferimeve në Premier League mbaron sot./Indeksonline/.