14:39 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zidane: Shpresoj që Neymar të luaj në ndeshjën e kthimit

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, u shfaq në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Espanyol dhe komentoi edhe ndeshjën kthyese ndaj PSG.

“Ajo që ne duam, është të vazhdojmë të luajmë mirë. Në çdo ndeshje hyjmë për të fituar, të njëjtën gjë do të bëjmë përsëri. Çdo ndeshje fillon nga zero. Sfida me Espanyol është e fortë, por ne duam të bëjmë një lojë të mirë në një fushë të vështirë”, – tha francezi në lidhje me kundërshtarin e radhës.

Ndërkohë sa i përket ndeshjës kthyese për 1/8-ën e finales ndaj PSG, Zidane komentoi edhe lëndimin e Neymar, duke thënë:

“Nuk kam gëzim për asgjë. Unë nuk jam i kënaqur me lëndimin e Neymar. Përkundrazi, shpresoj se mund të jetë në lojë ndeshjen e kthimit. Unë kurrë nuk do të dëshiroj që një rival të dëmtohet”. /IndeksOnline/

Temat: