14:28 / E Hënë, 15 Mars 2021 / Blerim

Zidane vjen me deklaratën ‘bombë’ për rikthimin e Ronaldos në Real!

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, tha se “mund të jetë” e vërteta në thashethemet e rikthimit të sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo në klub.

Trajneri francez u intervistua nga “Sky Sport”-i përpara ndeshjes së kthimit kundër Atalantës në takimin e 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve, shkruan IndeksOnline

“Po, mund të jetë,” u përgjigj Zidane. “Ne e njohim Cristianon, e njohim se çfarë personi që është dhe gjithçka që ai ka bërë këtu.

Por tani ai është një lojtar i Juventusit dhe ne duhet ta respektojmë këtë.

Tani, le të shohim se cila do të jetë e ardhmja. Kam pasur fatin ta trajneroja (stëvitja) dhe ai është shumë mbresëlënës. Tani për tani, ai po ndihmon Juventusin”, tha ai.