10:53 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Zingjirët që i vodhi hajni në një argjendari në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë personin e dyshuar L.B, 31 vjeçar i cili para dy ditësh kreu një vjedhje në një prej argjendarive të Prishtinës.

E vlera e stolive të cilët i njëjti dyshohet të ketë vjedhur arrin shifrën 10 mijë euro, raporton Indeksonline.

Të njëjtit i janë dhënë 48 orë paraburgim, kurse nga ai janë sekuestruar stoli ari dhe gjësende të ndryshëm që mund t’i shërbejnë ndriçimit të plotë të rastit.

Komunikata e plotë:

Mbrëmë rreth orës 23:00 nga njësitet policore të stacionit Qendra,  është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes, që është raportuar me datën 19.03.2019.

Rasti ka ndodhur në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një person i dyshuar ka arrit që nga aty të marr një sasi të stolive të arit (vlera rreth 10000 euro) dhe të largohet nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së informacionit të parë, njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë, kanë ndërmarrë  të gjitha veprimet operative, ato të kërkimit si dhe të hetimit, me qëllim të lokalizimit dhe kapjes së personit  të dyshuar.

Reagimi i shpejtë i policisë si dhe masat e koordinuara operative, kanë rezultuar me kapjen e personit të dyshuar:

•             L. B,  mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, që dyshohet me bazë

të jetë i përfshirë në rast.

Të njëjtit policia i ka gjetur dhe  sekuestruar një sasi të stolive të arit ( dyshohet e vjedhur).

si dhe gjësende të ndryshme të cilat mund t’i shërbejnë ndriçimit të plotë të këtij rasti apo ndërlidhjes së tij  me raste të  tjera, të natyrës së njëjtë.

Personi i dyshuar  pas intervistimit nga ana e policisë  me rekomandimin e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

Një kontribut të veçantë në realizimin e këtij aksioni, kanë dhënë edhe qytetarët të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me njësitet policore.