13:57 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zjarr i madh në Podujevë

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në mesditë në një parcelë për mbledhjen e hekurishteve në Podujevë.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarri , dëshmitarët kanë thënë për kp se nuk ka të lënduar, ndërsa Policia dhe zjarrfikësit iu kanë përgjigjur menjëherë informatës për ta fikur zjarrin.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Te Qershiat” në hyrje të Podujevës, 5 kilometra larg qytetit. Vlen të theksohet se afër vendit ku ka ndodhur zjarri ka objekte afariste dhe një pompë e derivateve.