11:52 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zjarrfikësit protestojnë para Qeverisë, kërkojnë tu paguhen orët shtesë e tjera benifite

Zjarrfikësit e Kosovës kanë dalë para Qeverisë për të protestuar për siç thonë ata pakënaqësitë e shërbimit të zjarrfikësve në lidhje me kushtet e punës.

Ata kanë kërkuar nga kabineti qeveritar që të organizohet një takim i përbashkët me zyrën e kryeministrit dhe ministritë e tjera përkatës.

Kërkesat e tyre prioritare për vitin 2018 janë të komenzohen ndërrimet e natës, festat shtetërore dhe orët jashtë orari, të harmonizohen kofiecientet në nivel të komunave, të nivelizohet rrëzikshmëria në punë me Policinë e Kosovës.

Ndërsa, kanë kërkuar që me planifikimin e buxhetit të rregullohet statusi jurdik, të sigurohet buxhet për shërbimin e zjarrfikjes dhe shpëtimit, të përmirësohen kushtet e punës, të sigurohen pajisje dhe mjetet për punë e të tjera.

Ndryshe, në një takim të mëparshëm ministri Mustafa pas konsultimeve intensive me zyrtarët përkatës, ka shprehur gatishmërinë e plotë që në buxhetin e propozuar për vitin 2019-të, kategorisë së zjarrfikësve, t’iu paguhen orët shtesë jashtë orarit zyrtar të punës dhe të shikohet çdo mundësi ligjore që të rritet pagesa për rrezikshmërinë.tëIndeksonline/