18:30 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zjarri kaplon objektin banesor në Prishtinë

Një object i banimit është përfshirë nga zjarri sot pasdite në Prishtinë.

Sipas lexuesve të Indeksonline, zjarri ka kapluar pothuajse tërë objektin, ku ka banorë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” te banesat e socialit.

Indeksonline ka kontaktuar me policinë e Kosovës e cila ka sugjeruar që informata të marrim nga zjarrfikësit.

Mirëpo, në numrin emergjent të zjarrfikësve nuk kanë dashur të japin informata se çka po ndodh më saktë. /Indeksonline/